Friday, 25 November 2011

Katanec trajneri iri i Shqiperise?


Ish-futbollisti i famshëm slloven, Sreçko Katanec pritet të firmosë në javët e ardhshme për t’u bërë trajneri i ri i Shqipërisë. Burime të sigurta pranë Federatës Shqiptare të Futbollit thanë dje se njeriu që ka luajtur për Partizanin e Beogradit dhe Sampdorian dhe që ka dërguar Slloveninë në kampionatin evropian dhe botëror radhazi në fillimin e viteve 2000 është i përzgjedhuri i presidentit të institucionit, Armand Duka. Palët kanë pasur një kontakt ditët e fundit ku  Duka e bashkëpunëtorët e tij janë gjendur para një surprize të këndshme. Katanec është shfaqur i gatshëm të vijë në Shqipëri, për vetëm 120 mijë euro në vit, një shumë që është vetëm 60% e 200 mijë eurove që Federata ishte e gatshme të jepte për dy kandidatët e tjerë zyrtarë, Besnik Hasi dhe Lorenz Gynter Këstner. “Nuk ka asgjë zyrtare por drejtuesit e futbollit janë entuziastë për këtë mundësi. Katanec është një trajner i ri, ambicioz dhe përveç kësaj edhe i përshtatshëm për arkën e Shqipërisë. Ka shumë mundësi që ai të jetë trajneri i ri i ekipit kombëtar”, thanë burimet e “Sport Ekspres” brenda FSHF-së.
Është pikërisht ky element i fundit që i bën të gjitha pengesat e mundshme që mund të dalin rrugës, të duken vogëlsira. “Katanec ka kërkuar vetëm 10 mijë euro në muaj, që është shumë më pak se 17 mijë eurot në muaj që do ta paguheshin Hasi apo Këstner. Është e pamundur të gjesh një trajner si ai me aq pak para. Nga ana tjetër vetë Katanec ka qenë entuziast për këtë mundësi. Prandaj kjo tratativë i ka të gjitha mundësitë që të përfundojë me një firmë të shpejtë. Kjo është një mundësi e madhe për të dy palët”, tha burimi në fjalë.
Katanec ka qenë prej kohësh një kandidat për stolin e Shqipërisë. Ish-trajneri i Sllovenisë ka pasur kontakte me FSHF-në pas largimit të Bariçit, por në atë rast ai zgjodhi përfaqësuesen e Maqedonisë por edhe në vitin 2009, përpara se të zgjidhej Josip Kuzhe. Slloveni është shkarkuar nga stoli i Emirateve të Bashkuara Arabe, në muajin shtator të këtij viti pas dy vitesh në detyrë. Katanec e ka nisur karrierën e tij si trajner që në vitin 2006 te U-21 e Sllovenisë, për të marrë në 2008 ekipin kombëtar. Ai pati dy suksese të menjëherëshme, duke u kualifikuar për Europianin e vitit 2000 dhe më pas edhe në Botërorin e vitit 2002. Katanec drejtoi më pas edhe Olimpiakosin në kampionatin grek por u shkarkua pa u mbyllur një sezon. Ai qëndroi tri vite pushim përpara se të merrte Maqedoninë, me të cilën pati një miks rezultatesh. Në 2009 ai dha dorëheqjen për shkak të probleme me yllin e ekipit, Pandev. Nga 2009 deri në shtatorin e këtij viti drejtoi, jo edhe suksesshëm, Emiratet e Bashkuara Arabe.
Katanec, njeriu që nuk duron dot yjet...
Srecko Katanec është larguar nga detyra të paktën tri herë gjatë karrierës së tij 15 vjeçare si trajner për shkak të mardhënieve të tij të vështira me yjet e skuadrave ku ka luajtur. Trajneri 48 vjeçar slloven, e ka deklaruar shpesh që nuk i ka duruar kurrë në karrierën diferencimet mes lojtarëve të tij. Ai është larguar në vitin 2002 nga drejtimi i Sllovenisë pas një suksesi të jashtëzakonshëm (dy kualifikime radhazi, në evropian dhe botëror) për shkak të marrdhënieve të tij të vështira me yllin e ekipit,  Zahoviç. Ironia ishte që menjëherë pas largimit nga Sllovenia, ai e drejtoi bashkatdhetarin e tij edhe te klubi i Olimpiakosit. Mardhënia e trajnerit me fantazistin vazhdonte të ishte shumë e keqe gjë që çoi në largimin e tij pas rreth tetë muajsh në klub. Më pas në vitin 2009 ai u largua nga drejtimi i Sllovenisë dhe pranoi publikisht se largimi i tij nga drejtimi i Maqedonisë kishte të bënte drejtpërdrejt me problemet që kishte me futbollistin më të mirë të skuadrës, Goran Pandev. Edhe te Emiratet e Bashkuara Arabe, këtë verë Katanec la jashtë skuadrës yllin e ekipit. Pas dy rezultateve negative, ai u shkarkua nga detyra në shta

No comments:

Post a Comment